“Izolohen” mediat, Kurti e Mustafa largohen tinëzisht nga Kuvendi

19:11 | 27 Janar 2020
M. A.

Pas tri orë diskutimi ka përfunduar takimi pa marrëveshje mes Kurtit e Mustafës.

Ndonëse ishte paralajmëruar që ky takim të jetë i fundit edhe këtë herë duket se këto dy parti nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje.

Deri më tash Kryetari i LDK-së Isa Mustafa se bashku më ekipin e tij është larguar nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

Mediat nuk kanë mundur të marrin as një prononcim për arsye se nuk janë lejuar të largohen nga holli i Kuvendit ku ishin vendosur.

E nga Kuvendi është larguar pa zhurmë edhe vetë Kryetari i VV-së Albin kurti.

Ndonëse po bëhen rreth 4 muaj edhe këtë herë takimi i tyre ka përfunduar pa rezultate./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale