“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm”, ka thënë Andreeva për “Zëri.info”, duke shtuar se rekomandimet e nevojshme që ka pasur Kosova tashmë janë plotësuar.
Megjithatë, mbetet ende pikëpyetje nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së mërkurë, kur ky Komision pritet që të japë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, edhe pse mediumet ndërkombëtare tashmë kanë konfirmuar 4 majin si ditë kur Kosova pritet që të marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian.
Ndërkohë sipas Andreevas, agjenda përfundimtare e Komisionit Evropian, ku edhe përfundimisht do të merret vesh nëse Kosova do të marrë rekomandimin nesër apo jo, do të konfirmohet vetëm sot në mesditë.
“Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet sot në mesditë”, ka thënë Andreeva.
Ndërkohë dje shumë i vendosur se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të ndodhë brenda ditëve ka qenë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave dhe se tanimë kanë mbetur çështje orësh deri te finalizimi.
“Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli. Prandaj dua të potencoj se procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën tanimë nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të themi se është duke i numëruar orët”, theksoi ai./ Zëri
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...