Izmaku: Kosova do të jetë afër Luginës

14:14 | 24 Qershor 2016
M. A.

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, e cila se bashku me Grupin e Grave Deputete, gjenet për vizitë në Luginë të Preshevës, ka thënë se lidershipi i ri në Luginë do të jetë sfidë e re për shtetin serb, sepse po përcjellë edhe mendësi të re politike.

“Sot ne si gra deputete kuptuam gjëra tjera nga perceptimi që jep vetëm mediumi. Kosova do të jetë afër Luginës për t’i mbrojtur të drejtat e bashkëkombësve të vet në lobin ndërkombëtar në çdo fushë të jetës. Librat e ndaluara, kuotat në universitet, nostrifikimi etj. Ne si gra deputete promovojmë të drejtat e minoritetit në Kosovë, por ky standard duhet të mbikëqyrët drejt nga bashkësia ndërkombëtare edhe në Luginë. Emocion dhe vëmendje për një angazhim më të avancuar”, ka shkruar Izmaku në profilin e vet në “Facebook”.

Shpërndaje në rrjete sociale