
PRISTINA, KOSOVO - June 30, 2020: Kosovo and American flags wave in city center on June 29, 2020 in Pristina, Kosovo. President Hashim Thaci, who was the former political leader of the Kosovo Liberation Army (KLA), has denied allegations from a Hague-based prosecutor that he committed war crimes during the 1998-99 conflict with Serb forces. Thaci's indictment led to the postponement of a White House meeting between the leaders of Kosovo and Serbia, which refuses to recognize Kosovo's independence. (Photo by Ferdi Limani/Getty Images)
Udhëheqësi i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, Davor Ivo Stier, ka thënë se administrata e re e ShBA-së, nuk do ta ketë në fokus Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, prioritet i parë i administratës së re do jetë Kina dhe situata në rajonin Indo-Paqësor.
“Ata do kenë vëmendje edhe për Lindjen e Mesme dhe situatën në Detin e Zi, sidomos në agresionin rus ndaj Ukrainës. Ballkani Perëndimor në këtë moment nuk duket se është prioritet”, tha Stier në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova.
Megjithatë, Ivo Stier është i besimit se do të ketë një vazhdimësi në politikën e ShBA-së kundrejt Ballkanit Perëndimor.
“Besoj që Shtetet e Bashkuara, jo vetëm që kanë qenë mbështetëse, por edhe do vazhdojnë të mbesin mbështetëse shumë e madhe e Kosovës së pavarur. Kjo është ajo që unë e kuptova nga takimet me të gjithë bashkëbiseduesit që i kisha në Uashington, javën e kaluar”.
Ndër të tjera, Ivo Stier thotë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, gjithnjë ka qenë më mirë kur aleatët trans-atlantikë punojnë së bashku.
“BE-ja dhe ShBA-ja, pra Komisioni i ri Evropian dhe administrata në ardhje amerikane, do kenë shumë gjëra të diskutojnë dhe shumë interesa të përbashkëta. Një nga çështjet ku ne mund të jemi të një goje është që ta mbështesim stabilitetin dhe perspektivën euro-atlantike të Ballkanit. Pres për këtë bashkëpunim. Besoj që njerëzit sikur që është Sekretari i Shtetit Marko Rubio – si dhe Mike Waltz, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, janë njerëz të përkushtuar në Aleancën Trans-Antlantike dhe bashkëpunimi do jetë më i lehtë”, u shpreh kroati Davor Ivo Stier, udhëheqësi i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Kosovën dhe BeH-në.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje