Liderit të serbëve të veriut Oliver Ivanoviq i është zgjatur sot paraburgimi edhe për dy muaj tjerë.
Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të vitit 2014 me akuzën se më 14 prill 1999 dhe më 3 shkurt të vitit 2000 ka kryer krime lufte kundër banorëve civilë shqiptarë.
Në këtë rast akuzohen edhe Dragoljub Delibashiq, Ilija dhe i Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Llazoviq.
Ndryshe sot ka dëshmuar dëshmitarja e radhës Rrezarta Ajeti e cila në shkurt të vitit 2000 ka mbetur pa njërën këmbë.
Gjithashtu në atë ngjarje i është vrarë vëllai i tij Nderim Ajeti dhe janë plagosur shumë civilë tjerë. Gjykimi ndaj Ivanoviqit do të vazhdojë të hënën ku do të dëshmojë Sabile Ajeti.
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...