Pasditen e djeshme një person është arrestuar në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të valixhes për udhëtim, i është gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë, shkruan arbresh.info
I dyshuari me këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti Adem Jashari, 03.11.2021 – 14:00. Tek pasagjeri mashkull kosovar i cili po udhëtonte gjatë kontrollit në valixhe i është gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” / arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...