Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, kryetarja Rama-Hajrizi fillimisht e njoftoi ambasadorin Ferrarese me çështjet e organizimit dhe të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, duke vënë theksin në kujdesin e treguar nga ky institucion për ruajtjen e pavarësisë nëpërmjet respektimit rigoroz të dispozitave kushtetuese në vendimmarrje.
“Ajo e vlerësoi si primare rëndësinë e komunikimit me gjykatat homologe të vendeve me gjyqësi kushtetuese shumëvjeçare, në funksion të progresit të mëtejshëm dhe të reformave gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Po sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe për shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave mbi mënyrën e funksionimit të sistemeve gjyqësore në të dy vendet, duke pasur në fokus rolin e gjykatave kushtetuese si organ qendror për interpretimin e Kushtetutës.
“Ambasadori Ferrarese i vlerësoi si të rëndësishme të arriturat e Gjykatës Kushtetuese dhe shprehu përkushtimin e Italisë që të thellojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kosovës në fushat me interes të ndërsjellë”, përfundohet në njoftim.
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Zotëria i Parë nis aktivitet...