Italia po synon që të ndihmojë Forcën e Sigurisë së Kosovës që të marrë pjesë në misione të huaja paqeruajtëse. Duke treguar për rëndësinë që kanë misionet e ushtrisë italiane nëpër botë, ambasada e Italisë në Kosovë, bashkë me KFOR-in prezantuan sot disa prej aktiviteteve paqeruajtëse në Kosovë e në botë.
Ambasadori i Italisë në Kosovë Andreas Ferrarese dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo treguan se në misionet e tyre, ajo çka është më e rëndësishmja është vlera njerëzore.
Ambasadori Ferrarese duke folur për përvojat e ushtarëve nëpër misione të ndryshme tha se ata nuk marrin pjesë në aktivitete të tilla vetëm për para, por mbi të gjitha për ruajtjen e vlerave njerëzore.
Ndërsa, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Francesco Paolo Figliuolo tregoi edhe për kohën kur ka marrë pjesë në një mision në vitin 2000 në Komunën e Pejës, ku tha se për ta në atë kohë gjëja më e rëndësishme ka qenë vlera njerëzore.
Në konferencën për misionet paqeruajtëse në botë e edhe në Kosovë, që u mbajt në ambasadën italiane në Prishtinë, u prezantua edhe një dokumentar që pasqyronte aktivitetet e KFOR-it nëpër botë.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim