Dyshohet se disa fëmijë janë të vdekur në mesin e 25 personave të pagjetur, pasi një ortek përfshiu një hotel malor në Italinë Qëndrore.
Sipas mediave italiane, orteku është shkaktuar nga tërmeti që kishte goditur vendin, transmeton arbresh.info.
Shërbimet emergjente ende janë duke luftuar për të gjetur trupat e njerëzve të janë zhdukur. Zyrtarët lokalë e kanë konfirmuar se një trup është gjetur dhe dy nga mysafirët e hotelit kanë shpëtuar.
Shefi i mbrojtjes civile Fabrizio Curcio tha se kanë qenë rreth 30 të ftuar dhe stafi i hotelit që ndodhet në shpatin lindor të malit Gran Sasso.
Francesco Provolo, kreu i provincës Pescara ku ka ndodhur fatkeqësia, tha se rreth 20 persona kanë qenë brenda hotelin kur ka ndodhur tragjedia, duke përfshirë edhe disa fëmijë.
Sipas agjensisë për mbrojtjen civile vështirësi kanë hasur edhe ambulancat që ishin nisur për tu ardhur në shpëtim të lënduarve, pasi janë bllokuar në fshatin më të afërt Farindola, që është i mbuluar me rreth 2m borë.
Antonio Di Marco, president i provincës Pescara, ka thënë: “Ajo që është e sigurtë është se nga pesha e ortekut ndërtesa e hotelit është zhvendosur për 10m”./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim