Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, si dhe Komisioni Shtetëror duhet të tërhiqet, për shkak se siç thotë ai, me këtë marrëveshje Kosova humb territor.
“Do të kërkojmë që të hiqet Komisioni Shtetëror, qeveria të tërhiqet nga kjo marrëveshje, sepse kemi të bëjmë me humbje të territorit. Vlerësoj se jo vetëm deputetët e opozitës janë të vendosur që të mos lejojnë humbjen e tokës së Kosovës”, ka thënë Isufi në një debat në RTK.
Isufi ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë nën presion të askujt, sa i përket përcaktimit të vijës kufitare, meqë sipas tij, praktika ka treguar se shumë shtete të tjera gjatë historisë janë aneksuar. Sipas Isufit, nuk është I mjaftueshëm vetëm një dokument kadastral, kriter ky mbi të cilin është bazuar Komisioni Shteteror për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
“Kosova nuk duhet të jetë nën presionin e kujtdo qoftë., sepse kemi shtete të tjera gjatë historisë janë aneksuar, dhe Kosova nuk mund të lejojë qe vetëm dokumenti kadastral ta përcaktojë kufirin e Kosovës, por duhen parë edhe harta të tjera. Ne besojmë në vullnetin e deputetëve të Kosovës”, ka thënë Isufi./Arbresh.info
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...