Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, për rastin e së miturës nga Drenasi ka thënë se si deputet e ka për obligim të japë ide për zgjidhje konkrete të këtyre rasteve.
Isufi theksoi se të gjithë kriminelët që bëjnë veprime të tilla duhet të dënohen maksimalisht.
“Kërkojmë që drejtësia të veprojë ashtu si duhet në bazë të ligjeve në fuqi. Shumica jemi prindër dhe pavarësisht nga gjinia duhet ta ndjejmë njësoj. Por si deputet kemi obligim të japim ide për zgjidhje konkrete të cilat mundësojnë që mos ta japim veprime të tilla në shoqërinë tonë. Duhet të kërkojmë nga institucionet arsimore që të shtrohet përkujdesje dhe përgjegjësi më shumë”, ka thënë Isufi.
Sipas tij, përmes komisioneve operacionale në Kuvendin e Kosovës e kanë për obligim që të monitorojnë çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e rendit dhe ligjit.
“Të gjithë ata kriminelë që bëjnë veprime të tilla të dënohen me dënime maksimale. Inkurajojmë të gjitha ato gra e vajza që mund të jenë të cenuar dhe të prekur në moralin e tyre të lajmërojnë institucionet përkatëse dhe drejtësia të vihet në vend”, ka thënë deputeti Ahmet Isufi.
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit