Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka theksuar se deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj se nëse do të kërkohej nga LDK-ja që vendit të shkonte në zgjedhje, do t’i kishte edhe votat e partisë së tij, është bërë për shkak të raporteve që ekzistojnë brenda opozitës.
Isufi në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini ka thënë se Haradinaj ka treguar gatishmëri që nëse ka interes opozita që të shkohet në zgjedhje, AAK-ja është e gatshme për t’i hyrë garës, përcjell Telegrafi.
“Ne besojmë se nuk ka inicim nga partitë opozitare që vendi të shkojë në zgjedhje, por se mendoj se kemi të bëjmë me deklarata politike. Nuk ka asgjë serioze nga ana e opozitës, sepse më shumë kemi të bëjmë me fjalë sesa me një përkrahje reale të kësaj iniciative”, ka shtuar Isufi.
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...