Komuna e Istogut e ka hequr kushtëzimin për pagesë të mbeturinave me rastin e regjistrimit të automjeteve, kusht që ka qenë ky deri para pak ditësh.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, Lulzim Blakaj, i cili ka thënë për KosovaPress se ky vendim është larguar edhe pse sipas tij nuk ka pasur vërejtje nga qytetarët e komunës.
“Është heq vendimi i mëhershëm që ka qenë për kushtëzimin për regjistrimin e automjeteve, do të thotë përveç taksës për regjistrimin e automjeteve, kjo taksa komunale, ka qenë e kushtëzuar me pagesën e mbledhjes së mbeturinave”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, Blakaj ka shtuar se nga kontaktet me Giz-in gjerman, këta të fundit nuk e kanë pritur mirë një vendim të tillë duke propozuar që kompania e pastrimit të gjej mënyra alternative për grumbullimin e mjeteve për punën që e kryen.
Javë më parë, KosovaPress-i, kishte raportuar se Komuna i kushtëzon qytetarët për regjistrimin e automjeteve me pagesën e shërbimit të mbeturinave, gjë që ka qenë në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite