Istog: Vajza rrah nënën, arrestohet

12:09 | 17 Qershor 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Istog e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër te prokurorit e dyshuara lirohet në procedure të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale