Isni Kilaj është kthyer dje në shtëpinë e tij në Malishevë, menjëherë pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë.
Momenti i rikthimit është ndarë publikisht nga djali i tij, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale. Kilaj u lirua përkohësisht të mërkurën, pas shqyrtimit të fundit të masës së paraburgimit nga Gjyqtari i Vetëm i Gjykatës së Lartë në rastin Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Rasti 12”).
Në vendimin e 3 dhjetorit 2025, gjyqtari konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që nga tetori i këtij viti, kur ishte bërë shqyrtimi i fundit, dhe se mbajtja e Kilajt në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...