Komuna e Gjilanit të dielën ka shënuar vetëm një rast pozitiv me COVID19.
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Arber Ismajli, për Arbresh.info, tha se personi i kthyer është nga SHBA, dhe nuk ka pasur kontakt me askënd.
Ismajli thotë se, në Gjilan nuk ka masa të reja, pasi që besojnë që janë ka fundi i COVID19.
“Është i kthyer nga SHBA dhe nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë. Rasti është i ardhur nga SHBA dhe është duke qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve për shkak të procedurave që i ka përcaktua Ministria e Shëndetësisë ky rast nuk ka pasur kontakte në qytet, as me të afërmit sepse prej aeroportit të Prishtinës është dërguar ne konvikt”, tha ai për Arbresh.info.
“Masa të reja për momentin nuk kemi sepse kjo situatë e tanishme po na bon me besu që jemi ka fundi i covid19, dhe për momenti situata është e qetë”, ka thënë Ismajli.
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...