Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, më bashkëpunëtorët e tij zhvilloi takim me Guvernatorin e Bankës së Italisë (Banca d’Italia), Fabio Panetta, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington.
Ismaili gjatë këtij takimi e informoi Panetta për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe reformat e tjera të ndërmarra në BQK, duke përfshirë avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative drejt harmonizimit me ato të Bashkimit Evropian. Veçanërisht ai ka informuar mbi progresin e bërë dhe veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në përgatitje për procesin e para aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).
“Guvernatori Ismaili shprehu vlerësimin e tij për Bankën e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme për arritjen e objektivave të BQK-së, përfshirë shqyrtimin e mundësive dhe infrastrukturës teknike të nevojshme për funksionalizimin e pjesëmarrjes në Sistemin e Pagesave të BE-së (TIPS), projekt ky që po trajtohet në aspektin rajonal gjithashtu”, njofton BQK-ja.
Në kuadër të takimeve vjetore, delegacioni i BQK-së do kenë takime bilaterale me homologët nga bankat qendrore partnere./Arbresh.info/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...