Shëndetësia do të vazhdoj të jetë prioritet shtetërorë edhe gjatë vitit 2019. Pas rritjes së pagave për profesionistët shëndetësorë, tani e gjithë vëmendja do të jetë për pacientëtKështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, kanë vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm “Primarius Dr. Daut Mustafa” në Prizren, njofton Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.Pas vizitës në disa reparte ku takuan personelin shëndetësorë dhe pacientë, Kryeparlamentari Veseli dhe ministri Ismaili bashkëbiseduan me punonjësit e Spitalit të Prizrenit të cilët i falënderuan për rritjen e më të madhe të pagave dhe për reformat në shëndetësinë kosovare.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se rritja e pagave për profesionistët shëndetësorë ka korrigjuar një padrejtësi e cila u është bërë atyre për dekada.“Mjekët dhe infermierët kanë merituar paga më të larta gjithmonë. Jam i lumtur që këtë tashmë e realizuam duke korrigjuar këtë padrejtësi. Tani do të punësojmë edhe specialistët e papunë dhe e gjithë vëmendja do të kthehet te pacientët”, ka thënë ministri Ismaili.Ministri Ismaili premtoi se investimet në përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë do të vazhdojnë edhe këtë vit.
“Do të blejmë aparatura të reja, do të rinovojmë klinika dhe spitale, që duke përmirësuar kushtet e punës, të ofrojmë shërbime meritore mjekësore për pacientët tanë”, tha ai.Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se shëndetësia do të vazhdoj të mbetet prioritet shtetërorë dhe do të ketë përkrahjen më të madhe.
“Rritja e pagave është vetëm një pjesë e reformave. Vëmendja e jonë do të mbetet në shëndetësi. Do të investojmë për përmirësimin e kushteve të profesionistëve shëndetësorë për të realizuar shpërblime dinjitoze për qytetarët tanë”, tha kryetari Veseli.Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, falënderoi ministrin Ismaili dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli për mbështetjen në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë.
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...