Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin ka folur për mungesën e spitalit të qytetit, duke e quajtur këtë një fatkeqësi të madhe për kryeqytetin.
Ai tha se plani për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës është përgatitur që në kohën kur ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, por se asnjë nga kryetarët e Prishtinë që nga ajo kohë nuk e ka çuar përpara këtë projekt.
Sipas Ismailit, qytetarët e Prishtinës po diskriminohen në trajtim, pasi QKUK i shërben gjithë Kosovës njësoj, ndërsa banorët e kryeqytetit shpesh duhet të presin për të marrë shërbimet bazike. “Atë që e kam filluar si ministër, do ta përfundoj si kryetar i Prishtinës”, tha ai në Debat Plus.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...