Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se nesër do të votohet ligji që do të vulojë rritjen e pagave për sektorin e shëndetësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se ministria që ai udhëheq ka punuar që një kohë të gjatë për një projektligj që do ta rrisë dinjitetin e mjekëve.
Siç tha ai, çdo përpjekje për të penguar votimin e ligjit, e kthen sistemin e shëndetëisë në pikën kur mjekët ikin dhe nuk marrin kujdesin e duhur.
Ky është postimi i plotë i Ismailit në Facebook:
Nesër votohet ligji që vulosë rritjen e pagave për gjithë sektorin e shëndetësisë. Kemi punuar gjatë që të kemi një projektligj që rritë dinjitetin e mjekëve tanë. Çdo përpjekje për të penguar votimin e ligjit e kthen sistemin e shëndetësisë në një gjendje ku mjekët ikin dhe pacientët nuk marrin kujdesin e duhur shëndetësor. Rritja e pagave, përpos që siguron mirëqenie për mjekët dhe infermierët tanë, na mundëson të fokusohemi vetëm tek pacienti. Ftoj të gjithë akterët dhe profesionistët shëndetësorë të mbështesin ligjin për të tejkaluar një padrejtësi të madhe që i është bërë sektorit të shëndetësisë për dhjetëra vite! #BashkëENdreqim /
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...