Shumë shpejt, qytetarët e Kosovës do të mund të blejnë barnat e njëjta me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e Kosovës.
Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili ka thënë se një gjë e tillë do të bëhet e mundur pasi që ministria që ai drejton e ka finalizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të barnave.
Me këtë rast, ai ka pasur një takim me Autoritetin e Konkurrencës dhe Odën e Farmacistëve të Kosovës ku ka folur për ndikimin që do ta ketë ky dokument për jetën e qytetarëve.
“Shumë afër të një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë tonë. Tashmë e kemi draftin final të udhëzimit administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në të gjitha barnatoret tona. Shteti nuk do të blejë më barna më shtrenjtë se vendet e rajonit, kurse qytetarët do të blejnë barnat e njëjta me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e Kosovës”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se ky dokument do të hapë një faqe të re për shëndetësinë kosovare dhe do të mbrojë shtetin dhe qytetarët nga shpenzimet e larta financiare.
“Për këtë, sot pata edhe një takim me drejtues të Autoritetit të konkurencës dhe Odën e Farmacistëve të Kosovës. Kemi punuar shumë gjatë dhe me kujdes duke analizuar të gjitha faktet e mundshme që mund të kenë ndikim në jetën e qytetarëve për atë se çka sjell zbatimi i tij. Falenderoj përgjegjësit e Autoritetit të Konkurencës për angazhimin e tyre dhe përfshirjen në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin”.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...