Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka përfunduar me Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i kryesuar Shefi i Misionit David Amaglobeli, me vlerësim të suksesshëm të rishikimit të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF).
Në konferencën e mbajtur me rastin e përmbylljes së këtij vlerësimi, Shefi i Misionit të FMN-së tha se, BQK-ja ka bërë përparim mbresëlënës në avancimin e reformave në sektorin financiar, duke shtuar se janë zbatuar reforma të rëndësishme institucionale të brendshme për të rritur efektivitetin, efikasitetin dhe transparencën. Gjithashtu, u konfirmua se sektori bankar mbetet likuid, mirë i kapitalizuar, fitimprurës dhe me nivele të ulëta të kredive jo-performuese.
Gjithashtu ai theksoi se BQK-ja është duke zhvilluar dhe funksionalizuar një kornizë të politikës makroprudenciale dhe po forcon kornizën për menaxhimin e krizave. Aktualisht, BQK me kërkesën e saj po i nënshtrohet një vlerësimi të Kodit të Transparencës së Bankës Qendrore (CBT) të udhëhequr nga FMN-ja dhe një Auditimi të Qeverisjes nga një bankë qendrore partnere, duke theksuar përkushtimin e BQK ndaj praktikave më të mira.
Amaglobeli potencoi se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit me Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe zhvillimit të sistemit rajonal të pagesave të shpejta (TIPS Clone). Sipas FMN-së, këto iniciativa po ndihmojnë në krijimin e infrastrukturës së pagesave të shpejta, të cilat janë më të sigurta dhe me kosto të përballueshme, duke sjellë përfitime për bizneset dhe qytetarët, njëkohësisht duke e forcuar integrimin rajonal.
Misioni i FMN-së konstatoi se këto reforma kanë mbështetur zgjerimin e shpejtë dhe të shëndetshëm të sektorit financiar. Gjithpërfshirja financiare po ashtu është përmirësuar, me rritjen e numrit të llogarive bankare, atyre të parasë elektronike dhe transaksioneve përmes Sistemit të Pagesave Ndërbankare të Kosovës (KIPS).
Tutje, FMN ka vlerësuar se Platforma e sapo lansuar për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare pritet të ndihmojë në avancimin e edukimit financiar dhe rritjes së transparencës.
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili në konferencën për medie tha se, BQK-ja ka punuar me përkushtim për të forcuar strukturat e qeverisjes institucionale, për të rritur stabilitetin financiar dhe për të përshtatur kornizën rregullative me standardet ndërkombëtare, veçanërisht ato të Bashkimit Evropian. Vlerësimi pozitiv i FMN-së thekson qasjen proaktive të BQK-së ndaj këtyre përpjekjeve dhe ne jemi krenarë për progresin e rëndësishëm që është arritur.
Guvernatori Ismaili ka shtuar se me përmbylljen e rishikimit të programeve të mbështetura nga FMN-ja, të gjitha objektivat strukturore dhe treguesit indikativë të aplikueshëm për BQK-në janë zbatuar me sukses, duke treguar angazhimin tonë të fortë për politikat dhe përvetësimin e programit. Andaj, rezultatet e programit dëshmojnë për një program të suksesshëm, ndërsa mbetet i hapur për të shqyrtuar mundësitë për programe të reja me FMN.
Në fund, Guvernatori Ismaili ka falënderuar ekipin e FMN-së për bashkëpunimin konstruktiv dhe mbështetjen e dhënë përmes asistencave teknike në funksion të avancimit të reformave të ndërmarra./rtk
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...