Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovës, gjeneralmajor Michele Risi, nënshkroi sot një kornizë marrëveshje për menaxhimin e hapësirës ajrore të ultë mbi Kosovën, gjersa drejtori i përgjithshëm Arnor Sigurjonsson e nënshkroi në emër të Ministrisë për Punë të Jashtme të Islandës.
Sipas KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake të vitit 1999, Komandanti i KFOR-it mban autoritetin mbi sigurinë në hapësirën e ultë ajrore mbi Kosovën, e cila ka qenë e mbyllur për trafikun ajror civil, përveç fluturimeve për dhe nga aeroporti i Prishtinës.
“Islanda do të kontribuojë në misionin e KFOR-it përmes ofrimit të ndihmës në përpjekjet për normalizimin e hapësirës së ultë ajrore mbi Kosovën. Përfundimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm në procesin për krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme për hapjen e rrugëve të reja në hapësirën ajrore të ultë të Kosovës, në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Marrëveshja do të kontribuojë edhe në përpjekjet e vazhdueshme për promovimin e normalizimit të raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të dialogut të sponsorizuar nga BE-ja. Zhvillimi i rrugëve të reja ajrore ndiqet në kuadër të takimeve të NATO-s për normalizimin e aviacionit ballkanik (BANM), që udhëhiqet nga NATO-ja dhe në të cilin mund të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Normalizimi i hapësirës ajrore të ultë të Kosovës do të shkurtojë rrugët dhe do të sjell përfitime mjedisore dhe kursime të kostove për linjat ajrore dhe aviacionin ushtarak. /arbresh.info/
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani