Organizata humanitare “Islamic Relief Kosova”, me rastin e festës së Fitër Bajramit sot gjatë ditës ka shpërndarë 720 dhurata për fëmijët jetim, dhurata këto që për një pako kapin vlerën prej pesëmbëdhjetë euro, ndërsa përmbajnë gjëra ushqimore, rroba, lodra, etj. Fëmijët janë nga territore të ndryshme të Kosovës. Aktiviteti u zhvillua tek këndi i fëmijëve në qendrën Dardha në Prishtinë, me qëllim që të sjellin gëzimin tek ata për festën e Fiter Bajramit.
Pjesa e mbetur e dhuratave planifikohet të shpërndahet ditën e Bajramit për fëmijët e hospitalizuar të cilët pa vullnetin e tyre qëllojnë jashtë shtëpisë.
Për fund vlen të cekët se Islamic Relief në Kosovë ka në përkrahje rreth 1000 fëmijë jetim me bursa mujore, të cilët Islamic Relief Kosova i viziton, vlerëson gjendjen ekonomike dhe sociale dhe mundo t’i përkrah meqë qëllimi dhe misioni i saj janë përkrahja e njerëzve me më së shumti nevojë, sidomos fëmijëve. Aktivitetet për hir të këtyre fëmijëve janë të shumta gjatë tërë vitit.


Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...