Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së, e ftuar ishte Nexhmije Islami, punëtore e përjashtuar nga puna në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive.
Islami thotë t’i ketë denoncuar në Policinë e Krimeve të Rënda keqpërdorimet në këtë Qendër nga, siç thotë ajo, Drejtori i asaj kohe i kësaj qendre, Shkëlzen Rexhaj
“Sonte i publikoj skandalet më të mëdha që kanë ndodhur në këtë institucion. Skandali më i madh i keqpërdorimeve për Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive. Thuhet se jam përjashtuar nga puna pasi i kam denoncuar për keqpërdorime dhe jam sulmuar nga një koleg.
Unë kam qenë prezente kur fiokat janë mbushur me para edhe pastruesja ka ndihmuar si inkasante. Pra, inkasim i paligjshëm për kontrollet e sportistëve nën moshën 18 vjeçe sepse fëmijët nën moshën 18 vjeçe nuk paguajnë ndërsa këta i kanë detyruar të paguajnë. Llogariteni tash: 17 mijë fëmijë sportistë deri në moshën 18 vjet nga 10 euro në vit sa është totali”, ka thënë Islami, raporton Koha.net.
Ish-punonjësja e QMKS-së ka thënë se të gjitha këto keqpërdorime janë bërë pikërisht nga ish-drejtori, Shkëlzen Rexhaj.
Tutje, ajo akuzon institucionin në të cilin ka punuar deri vonë për vdekjen e tre fëmijëve futbollistë.
“Në Kosovë kanë vdekur tre fëmijë futbollist pikërisht për shkak se ky institucion i ka kontrolluar në mënyrë joadekuate. Unë edhe njëherë ju bëj apel fëmijëve të mos paguajnë sepse nuk kanë nevojë për kontrolle sistematike: Kërkoj që t’ju kthehen paratë fëmijëve, dhe prokuroria duhet urgjent të ndërmerr masa”, ka potencuar ajo.
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...