Kandidati për deputet i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, që do të garoj në këto zgjedhje me numrin 22 në listën e përbashkët me LDK, ka shpalosur prioritetet e tij për qeverinë e re.
Zhvillimi ekonomik, është pika kyçe që Pacolli do të orientohet për të vazhduar kontributin e tij nëse fiton besimin e qytetarëve edhe një mandat si deputet.
“Zhvillimi ekonomik është në rend të parë. Pa zhvillim ekonomik nuk ka jetës të mirë, tha Pacolli. Në një intervistë për portalin arbresh.info
Përpos zhvillimit ekonomik, Pacolli thotë se duhet të punojmë edhe për liberalizimin e vizave.

“Ne kemi një rini të jashtëzakonshme një popull të jashtëzakonshme që në botën e jashtme mund të jenë shumë të dalluar. Presin nëpër ambasada për me marr një vizë për studime apo për punë” tha ai.
Po ashtu ndër synimet e Islam Pacollit është edhe të ndal korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Do ta ngriti zërin për krimin e organizuar. Ne si qytetar pagjumë taksë që na keqpërdoret nga kjo keqqeverisje. Do të punoj çdo ditë në këtë drejtim. Unë e mbaj fjalën dhe nuk jam i korruptuar, unë e luftoj ashpër korrupsionin” tha ai.

E për Policinë e Kosovës, Pacolli thotë se janë duke punuar në kushte shumë të vështira.
“Policia është në detyrë 24 orë. Kushtet për policinë nuk janë të mjaftueshme nuk kanë sigurim nuk i kanë pagat e mjaftueshme nuk i paguajnë jashtë orarit”, tha ai./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...