ISIS kërcenon Gjermaninë, planifikon sulme mbi kancelari dhe në aeroportin Bon

13:09 | 31 Mars 2016
Trina Galanxhi

Shteti Islamik ka postuar një foto ku u bën thirrje myslimanëve në Gjermani për të kryer sulme të njejta sikurse në Bruksel.

Sipas agjensise së intelegjencës, objektivat janë veçuar zyrat e kancelares Angela Merkel dhe aeroportin Këln-Bon, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info.

Imazhet e Shtetit Islamik janë publikuar në mediat gjermane, ku përfshihen edhe parulla në gjuhën gjermane për nxitjen e myslimanëve për të kryer sulme kundër ‘armiqëve të Allahut’.

Europa Perëndimore është në gatishmëri të lartë të sigurisë pas shpërthimeve vetëvrasëse të javës së kaluar të Shtetit Islamik në kryeqytetin belg ku mbetën të vrarë 32 persona, transmeton koalb.com.

Shefi i policisë federale Holger Muench ka deklaruar se pas sulmeve në Bruksel, Shteti Islamik është shfaqur hapur për të kryer sulme tjera “spektakolare” në Europë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale