Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë ishin në patrullë. Ata kanë vërejtur një person i cili ishte i shpallur në kërkim policor.
I dyshuari, sapo ka vërejtur policinë, ka tentuar të ikë, mirëpo është kapur dhe arrestuar nga zyrtarët policorë.
“Gjatё transportit pёr nё Stacionin Policor nё Pejё, i dyshuari ka kanosur zyrtarёt policor dhe nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tё dyshuarit ёshtё hapur rasti ‘kanosje ndaj personit zyrtarë”, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton Klankosova.tv
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin