Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Fatmir Ratkoceri” në Ferizaj, Policia Rajonale ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.
I arrestuari, G.Xh. 17 vjeç, ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”, për të cilën ishte dënuar me tre vite burgim.
“Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...