Ish-luftëtari i UÇK’së, Milit Shehu nga Krusha e Vogël e Prizrenit, që u gjet i vrarë sot në mëngjes në vendin e tij të punës, kishte një jetë të rëndë personale dhe familjare.
Shokët e tij të luftës që kanë kujtuar bashkëluftëtarin, kanë bërë të ditur se ai në lutë kishte të vrarë katër vëllezër dhe babën, në masakrën e Krushës së Vogël.
Përveç kësaj, ai pas lufte vet ishte përballur me një sëmundje të rëndë, tumor, të cilës kishte arritur që t’i mbijetonte.
Shehu, ishte detyruar të punonte si rojtar, me një pagë prej 200 euro, që të ekzistonte mbijetesën për familjen e tij, thonë miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij.
Ata Shehun e përshkruajnë si djalë të sjellshëm, që shikonte punët e tij, dhe që nuk i bënte keq askujt.
Vrasja e tij, ende nuk dihet se si dhe për çfarë motive ka ndodhur.

Bashkëluftëtari i tij Jeton Hajadari tregon se dje kishin biseduar në telefon dhe ishin pajtuar që të shkonin bashkë në dasmën e Familjes së Dëshmorit Manush Berisha, pasi ishin të ftuar të gjithë shokët e luftës.

Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...
Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër q...
Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala n...
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...