Ish punëtorët e Radio Televizionit të Prishtinës, në një protestë simbolike kanë shënuar 5 korrikun datë kjo kur 25-vjet më parë, forcat policore serbe në mënyrë të dhunshme e kishin mbyllur RTP-në dhe po në këtë formë larguan këta punëtorë nga vendi i tyre i punës.
Kryetari i këshillit grevist, Qemajl Sokoli, ka thënë se çuditërisht pas përfundimit të luftës kur të gjithë prisnin të ktheheshin në vendet e tyre të punës ndodhi atë që kurrë se kishin menduar, raporton KTV.
“Qeveria e përkohshme në vitin 1999, shumë punëtorë kosovarë i privoi nga e drejta për t’u kthyer në punë, ndër ta edhe punëtorët e RTP-së”, ka thënë Sokoli.
Ai po ashtu ka thënë se drejtuesit aktualë të RTK-së, që sipas tij janë gjysmë profesionalë ua kanë gllabëruar pasurinë materiale e shpirtërore.
Ish punëtorët e RTP-së, në vitin 2005 patën mbajtur një grevë 11-ditëshe por e patën ndërprerë atë, pasi zëvendësryeministri i atëhershëm Adem Salihaj u pati premtuar se do të realizojë kërkesat e punëtorëve.
Grevë tjetër 40 diëshe patën mbajtur edhe më 2008, por e ndërprenë atë, me të njëjtin premtin nga ish zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...