Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se është vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Jahjaga u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi është mënyra më e sigurtë për t’i shpëtuar virusit.
Postimi i plotë:
“Sot, në sallën 1 Tetori u vaksionova edhe unë.
Bota po vazhdon të sfidohet dhe ballafaqohet me pasojat e COVID-19. Shumë të tjerë humbën më të dashurit e tyre si pasojë e virusit, kështu duke krijuar një boshllëk në zemrën e secilit në një formë ose tjetër.
Tani, kur vendi jonë është i gatshëm të vaksinoj qytetarët, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të drejtën tonë pasi që kjo është mënyra më e sigurtë për t’i shpëtuar virusit.
Gjithashtu, falenderoj stafin mjeksësor për shërbimin dhe punën tejet profesionale. Ishit shpresa jonë më madhe, në luftën me COVID-19″./arbresh.info/
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...