(ora 12:17) Në këto momente Ish-Presidenti Behgjet Pacolli, pritet në pallatin Presidencial nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani me ç’rast ka filluar ceremonia e dhënies së dekoratës “Nderi i Kombit”.
Dekorata “Nderi i kombit”
U jepet personaliteteve shqiptare që, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit
(ora 11:16) Kryetari i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli do të nderohet në Tiranë me dekoratën “Nderi i Kombit” nga presidenti Bujar Nishani.
Sot në mesditë ish Presidenti i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli, do të dekorohet me dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.
Ceremonia e dekorimit do të zhvillohet në Pallatin Presidencial të Republikës së Shqipërisë.
Portali arbresh.info do të ju informoj në mënyrë të vazhdueshme lidhur me ceremoninë që do të zhvillohet sot me rastin e pranimin të këtij çmimi nga ana e ish Presidentit Pacolli. /arbresh.info/
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...