Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, nuk vetë deklarohet sot për akuzat

15:49 | 28 Shtator 2020
M. A.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa aktualisht është duke marrë pjesë në seancën e parë gjyqësore kundër tij nga Gjykata Speciale në Hagë.

I akuzuari i Speciales në seancën para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë nuk ka pranuar që të deklarohet.

I pyetur nga gjykatëse i procedurës paraprake nëse sot do të deklarohet, ai ka thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë pasi i duhet kohë për të diskutuar me avokatin e tij.

Ai u pyet nga trupa gjykuese se “A keni pas mundësinë që t’i diskutoni akuzat me avokatin tuaj dhe nëse jeni i gatshëm sot të deklaroheni?”

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin” ishte përgjigja e tij.

Brenda 30 ditësh Mustafa do të ketë të drejtë të deklarohet të pranoj fajësinë apo të deklarohet i pafajshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale