Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, ka thënë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri.
Feith tha për Euronews Albania se tërheqja e përkohshme e policisë së Kosovës nga veriu do të ndihmonte në shtensionimin e situatës.
“Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për veriun. Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensionit dhe do të shihet si vullnet i veprimit të mirë nga ana e Kosovë. Por gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që Kurti të dalë përpara me një veprim të vetin politik”, ka thënë Feithi.
“Nëse Amerika nuk e mbështet Kosovën do jetë një rrugë shumë e rrezikshme për Kosovën. Kurti duhet të fitojë besimin e SHBA, Berlinit dhe Parisit. Kosova ka nevojë të njihet në të gjithë botë, jemi në një pikë të ulët të besimit si ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë, po Kosova është më e cenueshme. Dhe si një mik i Kosovës jap këshillën miqësore: punoni të rrugën e dialogut, mos ndiqni rrugën e dhunës”.
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...