“Kur mbanim mbledhjet dhe fjalimet zgjatnin shumë, kryeministri i binte butë mikrofonit në mënyrë që të e bëntë të ditur të mos e zgjatnim shumë dhe të përfundonim Kjo bënte që të përgatitnim fjalime të shkurtëra, dhe tani ndihem i detyruar që edhe sot të mos e zgjasë shumë fjalimin tim”, tregoi Hasani.
Kjo i bëri shumicën e pranishme që të qeshnin.
Ndërsa edhe Haradinaj kur u ngrit të fliste e përmendi këtë punë.
“Tash më ka obliguar ministri mos me fol gjatë”, tha ai në fillim të fjalimit në mënyrë satirike.
