Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, nënshkrues i deklaratës së 2 Korrikut të vitit 1990 Iljaz Ramajli, ka kujtuar ngjarjet në kontinentit të përpjekjeve të atij brezi për liri dhe pavarësi.
Ramajli në seancë e sontme shtoi se ngjarjet e mëvonshme që kanë ndodhur në Kosovë dhe ish-Jugosllavisë kanë dëshmuar se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin të drejtë, raporton arbresh.info.
“Përkundër mbylljes së dyerve të Kuvendit delegatët duke qenë të vendosur për të quar përpara këtë detyrim, para dyerve e mbajtën mbledhjen”.
“Shpalljes së deklaratës së 2 Korrikut i kishte paraprirë faktori shqiptar, qëndrimet e partive politike, LDK, artikulonin këto kërkesa gjithë popullore”.
“Sot këtu nuk janë prezent të gjithë gratë dhe burrat që morën pjesë me 2 Korrik, në mesin e të gjallëve është edhe kryesuesi i mbledhjes Bujar Gjurgjialo”.
Gazmend Zajmi, i cili ishte përkujdesur për aspektin juridik e Kushtetues të Deklaratës së 2 Korrikut, është kujtuar në Kuvend përmes një video./arbresh.info/
Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familj...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...