Ish-kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, tentoi ta takonte ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, për t’ia kërkuar dorëheqjen nga ky post, të martën, por nuk ia doli.
Ky veprim i Kastrati vjen pas vendimit të Kushtetueses që ia rrezoi Nagavcit organizimin e mësimit në shkollat e Kamenicës. Ai tha se do të insistojë të takohet me Nagavcin.
“Ne po insistojmë edhe pak sepse po e shohim që është stafi aty dhe po insistojmë më taku znj. Nagavci”, tha Kastrati në mesditën e së martës.
Në “letrën e dorëheqjes”, Kastrati i PSD-së i ka shkruar arsyet pse Nagavci duhet të dorëhiqet nga Ministria.
Të premten, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e MASHT-it për organizimin e shkollave, duke thënë se nuk ka qenë kompetencë e kësaj ministrie dhe se me këtë vendim është cenuar përgjegjësia komunale. Kastrati kishte nisur reformë në arsim duke mbyllur disa shkolla për shkak të numrit të vogël të nxënësve e nxënësit duke i bartur në objekte të tjera./arbresh.info/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...