Partitë të cilat garojnë në zgjedhjet e parakohshme në vend, tashmë kanë publikuar listat e tyre të deputetëve që kandidojnë më 11 qershor.
Por, në këto lista nuk shihen të jenë dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e Nexhat Daci.
Sipas Epoka e Re, Krasniqi dhe Daci kanë pohuar se nuk duan të përsërisin një rrugë në të cilën kanë kaluar pasi që të dy tashmë duan të ndihmojnë vendin nga pozitat aktuale që ushtrojnë në profesionet e tyre.
”Në jetën time politike kam pasur e ushtruar të gjitha pozitat e mundshme, me përgjegjësi e përkushtim. Tani nuk do të jem kandidat për deputet. I gjithë angazhimi im është për shtetin e kombin. Kur vendi im është mirë, unë ndihem edhe më mirë!”, është shprehur Krasniqi.
Ndërsa Nexhat Daci thotë se do tentojë që nga academia të bëjë një udhëheqje të pastër rugoviane.
”Jo. Nuk e përsëris rrugën të cilën e kam kaluar. Kam qenë deputet një kohë të gjatë. Po ashtu, edhe në funksione udhëheqëse të shtetit. Me shumë kënaqësi prej akademisë do ta ndihmoj një udhëheqje të pastër të filozofisë rugoviane dhe të aftë”.
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...