Ish- kryeministri i Kosovës, tashmë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ka pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës, Shkupi e Tetova në lidhje me kërkesën për tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë.
Hoti e ka quajtur shqetësuese mungesën e koordinimit të qeverisë së Kosovës me qeveritë në Tiranë, Shkup dhe me Luginën e Preshevës, shkruan arbresh.info.
“Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova.. Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevë. Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës. Ky vendim duhet të ndryshohet menjëherë”, shkruan Hoti.
Në vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për masat e reja anti-Covid, është vendosur që të gjithë ata që duan të hyjnë në Kosovë, duhet t’i kenë nga tri doza të vaksinave anti-covid. Kjo ka ngjallur paknaqësi sidomos tek kuksianët./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...