Rrahman Parllaku është gjenerali që sfidoi regjimin komunist i njohur si një prej figurave më emblematike të luftës anti-fashiste nacional-çlirimtare të popujve.
Ai mban dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dhe është vlerësuar ndër vite me shumë tituj.
Parllaku i cili është edhe kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, tashmë ka mbushur 99 vjet.
Në një intervistë ekskluzive për Arbresh.info ai ka rrëfyer rrugëtimin e tij në Luftën e Dytë Botërore duke qëndruar mes Shqipërisë e Kosovës në përpjekje për shkëputjen e Kosovës nga fashizmi.
Parllaku i cili ka shkruar librin “Kosova e lirë, ëndrra e jetës sime”, ka folur edhe për situatën aktuale në Kosovë dhe Shqipëri.
Sipas tij, shqiptarët ndër breza kanë luftuar dhe kanë çliruar Shqipërinë e Kosovën, ndërkaq tani, udhëheqësit nuk po mund t’i integrojnë ato në Bashkimin Evropian.
Ai thotë, se fatkeqësi për shqiptarët është se nuk po mund të merren vesh me njëri-tjetrin.
Ish-gjenerali i cili ishte dënuar me vdekje mirëpo kishte shpëtuar me 16 vjet e 3 muaj burgim në kohën e komunizimit, ka folur edhe rreth bashkimit kombëtar duke treguar se a duhet apo jo të ndodh ky proces.
Ndiqeni intervistën e plotë dhe rrëfimin e tij interesant për luftërat që janë zhvilluar në trojet shqiptare./F.Gashi-Mehmeti/Arbresh.info
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...