Ish-drejtori i Trepçës, deputeti aktual i PDK-së Ferat Shala ka kujtuar grevën e minatorëve të vitit 1989. Shala ka thënë se askush më shumë se minatorët nuk ia din vlerën lirisë e pavarësisë.
Deputeti përmes një postimi në ‘facebook’ i ka quajtur minatorët e Kosovës edhe si promotor të zhvillimeve të rëndësishme historike për vendin.
“Minatorët e Kosovës, promotor të zhvillimeve të rëndësishme historike për vendin!
Në përvjetorin e grevës historike të minatorëve, shprehim respektin dhe me krenari sjellim në kujtesën tonë kontributin dhe sakrificën e minatorëve në të gjitha periudhat historike të Kosovës.
Me rastin e shënimit të kësaj ngjarje rikujtojmë punën, angazhimin dhe kontributin e minatorëve që dhanë ndër vite, duke qenë simboli i punës, sakrificës dhe protagonistë të proceseve të rëndësishme historike të lëvizjes për çlirim.
Askush më shumë se minatorët nuk ia di vlerën lirisë dhe pavarësisë, sepse ata ishin gjithmonë krahë i fortë dhe i pathyeshëm për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës. Ata ditën t’i dalin zot Kosovës në ditët më të vështira.
Greva e minatorëve e vitit 1989, nuk ishte thjeshtë vetëm një grevë qëndrese dhe revolte por ishte një lëvizje politike e kohës, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës”. /arbresh.info/
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër