Sabri Kiçmari, ish-përfaqësues politik i UÇK’së dhe ish-diplomat kosovar, është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai në emisionin DPT te Fidani ka treguar se çka e shtyu të bëhet pjesë e partisë së Albin Kurtit dhe për largimin e tij nga Hashim Thaçi, të cilin Kiçmari e kishte bashkëpunëtor në UCK e më vonë edhe në PDK.
Kiçmari thotë se u largua nga PDK’ja në vitin 2007, pasi sipas tij partia – atëherë – e Thacit po ndërronte rrugë.
“De facto me PDK’në janë prishur në vitin 2007, kur morën qëndrim konservator”, thotë ish-diplomati kosovar.
Ai tregon edhe për raportet me Thaçin dhe kohën e arsyet kur këto marrëdhënie u ftohen.
“Raportet e mia me presidentin Thaçi pas vitit 2006 nuk kanë qenë miqësore sic kanë qenë më parë. Ai filloi të përdorë mekanizma të mënjanimit tim politik”, thotë Kiçmari.
Anëtari i tanishëm i VV’së e njeh Presidentin Thaçi dhe pretendon se ia di mirë edhe të metat.
“Thaçi e ka një hendikep mospërgatitjen e tij akademike dhe e vuan këtë. Kjo i lexohet në fytyrë. Nëse i shkruan ai pesë fjali, do t’ia gjesh 10 gabime” , shprehet Kiçmari.
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...