Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu ka thënë se vendimi i Kushtetuese duhet të zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.
Kryeziu në “Debat Plus” thotë se aktgjykimi është dënues pavarësisht se është i lehtë.
“Vendimi është i dedikuar për Etem Arfin e jo për Albin Kurtin. Në vendim ka vetëm konstatime…Megjithatë vendimet duhet të jenë të qarta për qytetarët, e jo vetëm për juristët”, tha ai.
Ai ka thënë se një normë kushtetuese nuk guxon ta shkatërron shtetin.
Kryeziu thotë se Gjykata nuk guxon askujt t’ia ndalojë mandatin, por proklamon normën gjyqësore.
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese ka arsyetuar edhe vonesën në shpalljen e këtij vendimi.
“Vendimi është dashur të përkthehet në gjuhën serbe dhe atë turke, pasi ai vendim është dashur të dedikohet edhe për deputetët e komuniteteve”, tha ndër të tjera Kadri Kryeziu.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...