Ish-ambasadori i Republikës së Holandës, Robert Bosch, ka kritikuar të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili tha se “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën sepse nuk është Bibël”.
Sipas tij, i cili përmend edhe një deklaratë të ish-kryenegociatores, Edita Tahiri, është Serbia ajo që duhet ta ndryshojë Kushtetutën.
“Nuk mund ta imagjinoj që një diplomat i nderuar si Lajçaku, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që të bëjë të mundur Asociacionin. Siç e tha me të drejtë, Edita Tahiri, Serbia është ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën pasi në aneksin e rezolutës 1244 thuhet se për Kosovën situata e vitit 1989, entiteti autonom, përsëri është e vlefshme. Me gjasë Lajçaku duhet të bëjë disa detyra shtëpie”, shkroi Bosch.
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, përmes një postimi kishte kërkuar që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën.
“Qeveria jonë u desh të kërkojë që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën duke hequr Kosovën nga Kushtetuta e saj. Por nuk dëgjuam se Qeveria jonë ka kërkuar diçka të tillë”, shkroi Tahiri në Facebook.
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por en...
Maduro: Burimet energjetike nuk duhet të përdoren si instrum...
Rrëzohet avioni në Texas, pesë të vdekur