Ish-ambasadori Mal Berisha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shqiptarët e shpërndarë në shtete të ndryshme të vendit.
Berisha tha se deri në vitin 1997, në Turqi mund të ndodheshin mbi 2 milionë e 500 mijë shqiptarë, ose turq me origjinë shqiptare.
Sipas ish-ambasadorit, në Turqi mund të ketë grupime shqiptarësh që flasin ende gjuhën e vjetër shqipe.
“Në Turqi gjendeshin të paktën sa kam punuar unë deri në 1997 më shumë se 2 milionë gjysmë shqiptarë. Për mua kishte më shumë turq me origjinë shqiptare, jo shqiptar me identitet, se sa kishte në atë kohë shqiptarë në Shqipëri. Në çdo segment të jetës në Stamboll, ishte vështirë të mos njihje dikë që nuk kishte lidhje me shqiptarët. Në Izmir mund të ketë grupim shqiptarësh që ende flasin gjuhën shqipe të vjetër që kur janë ngulitur atje”,- Berisha.
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...