Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, pasi që sipas tij Kosova ka nevojë për një parti shtetformuese si LDK-ja.
Mustafa është deklaruar edhe rreth kandidaturave të deritanishme për kryetar të partisë.
Lidhur me kandidaturën zyrtare të Anton Qunit, Lumir Abdixhikut dhe Lutfi Hazirirt, Mustafa tha se është shumë e rëndësishme se kush do të zgjidhet në krye të partisë.
“Vlerësoj se është shumë e rëndësishme kush do të jetë në krye të LDK-së. Por mbi të gjitha është uniteti dhe fryma fundamentale e LDK-së, demokracia e brendshme dhe solidariteti partiak. Janë këto vlera që e dallojnë LDK-në nga partitë e tjera”, tha Mustafa për Periskopin.
Më tutje, kryetari në dorëheqje i LDK’së tha se “asnjë frymë e as parti e konjukturave nuk e zëvendëson një parti shtetformuese, siç është LDK”
“Kosova ka nevojë për një parti shtetformuese, si LDK-ja. Prandaj LDK do të rikthehet fuqishëm. Asnjë frymë e as parti e konjukturave nuk e zëvendëson një parti shtetformuese, siç eshte LDK. Popullizmi nuk mund të jetë substitut i shtetformimit”, tha Mustafa.
Kujtojmë se pas rezultatit të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, Isa Mustafa dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë. Deri sot, kandidaturat zyrtare për ta udhëhequr LDK-në janë: Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...