Ish- kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-shefi i Presidentes Vjosa Osmani, Isa Mustafa ja reaguar rreth paraqitjes së Osmanit në samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Mustafa ka ironizuar me Osmanin, duke thënë se sa nuk i shkuan lotët kur e lexoi deklaratën e Vjosës, kinse vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel, shkruan arbresh.info.
“Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!”, shkruan Mustafa në Facebook.
Sipas tij, janë Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur Kosova ishte në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave, ndërsa ata (Vjosa, Albini e Bulliqi) shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.
“Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë!Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave”, shkruan Mustafa./arbresh.info/

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...