Google ADS

“Isa Mustafa është rrencë ordiner”

22:39 | 6 Mars 2015
Arbresh.info

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se rrezik për Kosovën paraqet qeverisja e Isa Mustafës.

Sipas tij, Mustafa ka vazhduar me qeverisje aty ku ia ka lënë ish kryeministri Hashim Thaçi.
“Qeverisja e dy mandateve të Thaçit nuk e ka kuptuar gjendjen në terren. Mustafa e ka marrë qeverisjen aty ku ia ka dorëzuar Thaçi dhe po vazhdojnë qeverisjen e keqe”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Argument Plus” në RTV21, transmeton Gazeta Tribuna.

Haradinaj kryeministrin Mustafa e ka vlerësuar si një gënjeshtar ordiner.

“Mustafa ka thënë do të zvogëlojë qeverinë, ndërsa ai ka rritë, kjo është rrenë. Rrencë ordiner”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka treguar arsyet pse partia e tij ka ndërruar qëndrim sa i përket votimit të Gjykatës Speciale.

Haradinaj, ka thënë se ata kanë këmbëngulë që Gjykata Speciale të bëhet në bazë ligjeve të Kosovës dhe të bëhet në Kosovë.

“Zgjidhja e drejtë do të ishte që kjo gjykatë të bëhet në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk kanë të dhëna zyrtare rreth përbërjes së mundshme të Gjykatës Speciale.

“Ne nuk do ta votojmë këtë gjykatë”.

————————

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin “Argument Plus” në RTV21, ka deklaruar se mos antonimi i himnit të flamurit kombëtar ka qenë një tjetër gabim i Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, vendi nuk do të duhet të ndihet i turpëruar prej rrugës së lirisë .

“Ajo që ndodhi është tepër gabim. Jam vet në politike dhe i njoh të gjitha, mirëpo Kosova ka drejt kur kujton një ngjarje që lidhet me lirinë. Me këtë e respektojmë luftën e Ademit, mendoj që kanë bërë gabim. Nuk ka nevojë Kosova mu turpëru prej rrugës se vet. Himni kombëtar eshte i joni, i gjithi” ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale