Pasi janë bërë deputetë kanë hequr dorë nga pozita e ministrit, pasi këtë ua kishte kërkuar shefi në detyrë Qeverisë Isa Mustaf, shkruan lajmi.net.
Hykmete Bajrami ministre e Teregtisë dhe Industrisë, Arban Abrashi i Punës dhe Mirëqesnies Sociale, Kujtim Shala i Kulturës, Lutfi Zharku i Infrastrukturës, kishin hequr dorë nga pozita e ministrit, ndërsa sot janë zëvendësuar me një vendit të kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori vendim për emërimin e katër ministrave të rinj në kuadër të Qeverisë së Kosovës. Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa ka emëruar Ministër të Financave, zëvendësministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, Ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, Ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi. Në vijim, kryeministri Mustafa do të marr vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ...
Trump: Izraeli nuk do të sulmojë më fushat e gazit të Iranit
Ngjarje e rëndë në Itali – vdes shqiptari pasi u godit nga t...
Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QP...